Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

Kapiteni i Pejës nuk është më beqar. Basketbollisti i njohur ka zyrtarizuar sot fejesën e tij me fagotisten e Operës së Kosovës, Belinda Mehana, duke ndarë me publikun një moment të rëndësishëm nga jeta personale.
Lajmi është bërë i ditur përmes një fotografie, ku përveç unazës së fejesës, vëmendjen e ka marrë edhe pusulla e vendosur mbi lulet, me mbishkrimin epik: “Dhuratë nga Dhandrri”, detaj që ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale.
Edhe pse mes çiftit ekziston një diferencë prej rreth 14 vitesh në moshë – Dardani 37 vjeç dhe Belinda rreth 23 – kjo nuk duket se ka qenë pengesë për ta.

Përkundrazi, dyshja duket se kanë gjetur një ekuilibër mes botës së sportit dhe asaj të muzikës klasike, duke ndarë një raport që tashmë është kurorëzuar me fejesë.

Ky hap i ri në jetën e tyre është pritur me urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë uruar çiftit lumturi dhe jetë të gjatë së bashku. /Telegrafi/































































