LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves do të kalojë edhe një natë në burg: Garancia prej një milion eurosh nuk u pagua

Dani Alves do të kalojë edhe një natë në burg: Garancia prej një milion eurosh nuk u pagua

Dani Alves, i cili u lirua përkohësisht me një garanci prej një milion eurosh këtë të mërkurë , nuk do të mund të dalë sot nga burgu. Mbrojtja e ish-futbollistit nuk e ka bërë pagesën e kësaj shume para afatit (ora 14:00)

Braziliani i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës do të kalojë një natë në burgun Brians 2.

Dani Alves ndodhet në burg që prej 20 janarit 2023, ndaj ka kaluar më shumë se 420 ditë në burg. Këtë të enjte ai do të duhet të flejë përsëri në Brians 2.


I liruar nga burgu, zbulohet personi që pagoi një milion euro për garancinë e Dani Alvesit
Lexo po ashtu I liruar nga burgu, zbulohet personi që pagoi një milion euro për garancinë e Dani Alvesit

Braziliani do të mund të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion eurosh dhe të dorëzojë dy pasaportat e tij (braziliane dhe spanjolle). Pagesa e depozitës mund të bëhet çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në 14:00.

Sipas asaj që raportoi ‘La Vanguardia’ këtë të mërkurë, ish-futbollisti është mbështetur nga Neymar, ish-bashkëlojtari i tij në Barcelonë, PSG dhe skuadrën braziliane, për të dalë nga burgu.

Neymar përballet me reagime të ashpra për ndihmën që i ka ofruar Dani Alvesit në rastin e sulmit seksual
Lexo po ashtu Neymar përballet me reagime të ashpra për ndihmën që i ka ofruar Dani Alvesit në rastin e sulmit seksual

Babai i Neymar do të jetë ai që do të paguajë garancinë prej një milion eurosh për Dani Alves për t’u liruar. Kjo është konfirmuar nga burime pranë ish-futbollistit për gazetën katalanase.

Neymar ka qenë mik i Dani Alves që kur u takuan gjatë kohës së tyre në Barcelonë dhe, nëpërmjet babait të tij, ai do të jetë përgjegjës për pagesën e garancisë, pasi Alves i ka të ngrira llogaritë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori