LAJMI I FUNDIT:

Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim

Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim

Gjykata e Lartë në Kataluni ka liruar Dani Alvesin nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë.

Incidenti ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në një klub nate në Barcelonë, por ish-lojtari i Blaugranëve dhe Sevillas është shprehur i pafajshëm që kur u dorëzua në polici në janar të vitit 2023.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ankesën e Alves pas konfirmimit të dënimit.


Sipas gazetës Sport, tre gjyqtarët që ishin në këtë çështje gjetën një “seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte, vlerësimin gjyqësor dhe pasojat e tyre”, lexohej në vendimin e gjykatës sot (e premte) në mëngjes.

Fillimisht, Alves u dënua për përdhunim dhe u dënua me 4.5 vjet burg, pas një gjyqi që zgjati disa javë për të përfunduar.

U desh më shumë se një vit që çështja të arrinte në gjyq, me Alves që kaloi 14 muaj në paraburgim – atij iu mohua lirimi me kusht dhe iu konfiskua pasaporta pasi ai konsiderohej si rrezik ikje.

Pas dënimit, Alves vendosi një garanci me kusht që thuhet se kapte vlerën e rreth 1 milion euro dhe që atëherë jeton në kryeqytetin katalunas, megjithëse atij i është mohuar leja për t’u larguar nga vendi ndërsa apeli i tij ishte në proces. /Telegrafi/