Dan Burn u dërgon një mesazh tifozëve të shurdhër të Newcastle, një vajzë një tribuna ishte shumë e lumtur me gjestin e mbrojtësit

Fitorja 4-0 e Newcastle kundër Tottenham do të jetë një moment veçanërisht i çmuar për tifozët e shurdhër të ‘Laraskave’.
Pas golit të parë të shënuar nga Alexander Isak, Dan Burn dërgoi një mesazh zemre për tifozët e shurdhër të Newcastle.
Burn iu afrua kamerave TNT Sports dhe festoi për fansat duke përdorur gjuhën britanike të shenjave.
Në gjuhën e shenjave, ai tha: "Duajini fansat".
Gjatë ndeshjes së Ligës Premier, një grup tifozësh të shurdhër të Newcastle kishin veshur veshje speciale "haptike" për të përmirësuar përvojën e tyre në St James' Park.
Këto bluza kanë sensorë që dridhen kur ka veprim në fushë.
Kompletet u bënë të mundura përmes një bashkëpunimi midis sponsorit të veshjeve të Neëcastle, Sela dhe Institutit Kombëtar Mbretëror për të Shurdhërit (RNID), si pjesë e nismës “Unsilence the Croëd”. /Telegrafi/








































