Dallas Mavericks ka marrë fitoren e dytë radhazi ndaj Los Angeles Lakers.

Dy skuadrat janë përballur në dy ndeshje radhazi në American Airlines Center dhe vendasit përsëri triumfuan, kësaj radhe me 15 pikë diferencë, 108:93.


ap211150380865661

Qendra kanadeze, Dwight Powell ka qenë më meritori për këtë fitore të Mavericks, pasi shënoi 25 pikë dhe pati nëntë kërcime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Finney-Smith me 21 pikë si dhe Luka Doncic që shtoi 18 pikë e 13 asistime.

r845360  16 9

Ndërkohë tek skuadra mysafire më efikasi ishte Ben McLemore me 20 pikë, derisa Anthony Davis kontribuoi me 17 të tjera. /Telegrafi/ Rezultatet:

Indiana Pacers - Detroit Pistons 115:109
Miami Heat - Chicago Bulls 106:101
New Orleans Pelicans - San Antonio Spurs 108:110

Dallas Mavericks - Los Angeles Lakers 108:93

Utah Jazz - Minnesota Timberwolves 96:101
Denver Nuggets - Houston Rockets 129:116