Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin
Në ditën kur Kosova ka bërë hapin e fundit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, në Beograd është komentuar paralajmërimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Serbia do ta braktisë Këshillin e Evropës (KiE), nëse Kosova merr statusin e anëtarit të asaj organizate ndërkombëtare. Avokati serb, Jovan Rajiq, thotë se ky veprim do të kishte pasoja jo vetëm politike për Serbinë.
Rajiq paralajmëron se me largimin nga KiE, qytetarët e Serbisë do të mbesin pa mundësi të bëjnë padi ndaj Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Që kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia mund të tërhiqet nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shkak të pranimit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, në opinion ka pasur një debat se çfarë do të thotë kjo për rrugën evropiane të Serbisë.
Duke u larguar nga Këshilli i Evropës, Vuçiq jo vetëm që do t’i “mbyllte derën” e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por do t’u mohonte qytetarëve të Serbisë mundësinë e fundit juridike kur bëhet fjalë për luftën për të drejtat e tyre njerëzore.
“Mund të jesh shtetas i cilitdo vend dhe të bësh peticion kundër shtetit që kërcënon të drejtën tënde, por nuk mund të bësh ndaj një shteti që nuk është anëtar i KE-së. Kjo do të thotë se qytetarët e Serbisë mund të paraqesin peticion kundër Italisë apo Spanjës, por jo kundër Serbisë, e cila i shkel të drejtat e tyre dhe ata nuk mund t’i ushtrojnë ato para gjykatave në Serbi”, thotë avokati Rajiq, për portalin serb “Nova”.
Ai shton se do të ishte një problem i madh për qytetarët, sepse në atë rast do të mbeteshin pa instancën e fundit para së cilës do të mund të mbronin të drejtat e tyre.
“Serbia, duke përjashtuar San Marinon, është bindshëm në vendin e parë sa i përket numrit të ankesave të dorëzuara në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dhe kjo është pikërisht sepse gjyqësori është ashtu siç është në Serbi”, thotë Rajiq, transmeton Telegrafi.
Ndonëse në opinion u shfaq informacioni se shumica e atyre ankesave para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut janë refuzuar, Rajiq thotë se kjo është për shkak se ato nuk ishin në rregull ose nuk janë shterruar të gjitha mjetet juridike në Serbi.
“Qytetarët thjesht nuk informohen se kur mund të paraqesin ankesë, por kjo nuk do të thotë se kjo komponentë është e parëndësishme. Thelbi i kësaj është se në këtë rast, nëse Serbia largohet nga Këshilli i Evropës, nuk do të kenë të drejtë as të paraqesin peticione”, nënvizon Rajiq.
Ai thotë se largimi nga Këshilli i Evropës do ta vendoste Serbinë në “shoqëri” me Bjellorusinë, Kazakistanin, Vatikanin dhe Rusinë, sepse janë të vetmet vende në Evropë që nuk janë anëtarë të asaj organizate.
“Nëse duam të jemi në atë shoqëri, tani kemi një perspektivë politike dhe juridike për këtë, si dhe një perspektivë civilizuese. Nëse besojmë se aty e kemi vendin, në një shoqëri të tillë, kurse gjithnjë e më shumë ka tregues se ky po bëhet një angazhim strategjik, atëherë nuk e di deri ku do të shkojmë”, përfundon Rajiq.
Ndryshe, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar sot raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur