LAJMI I FUNDIT:

Dalin pakënaqësitë e para, shërbyesit civil thonë se Projektligji i Pagave është ligj i pabarazisë

Dalin pakënaqësitë e para, shërbyesit civil thonë se Projektligji i Pagave është ligj i pabarazisë

Kanë filluar reagimet e para pasi Qeveria ka vendosur në diskutim publik, Projektligjin e Pagave.

Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë ka shprehur pakënaqësi me koeficientet e ri të propozuar me Projektligjin e Pagave.


Sefaj ka thënë se projektligji për pagat në sektorin publik dhe projektligji për zyrtarët publikë është ligj i pabarazisë.

Ai thotë se nuk ka pagë të njëjtë për punë të njëjtë, pasi sipas tij një ligj i tillë i diskriminon agjencitë në raport me ministritë, godet stafin profesional dhe e shpërblen stafin politik.

“Ky ligj degradon shërbyesin civil dhe e shpërblen shërbyesin politik. Teksti dhe muzika janë të njëjta, veç solisti është ndryshuar”, shkroi ai në Facebook./Telegrafi/