LAJMI I FUNDIT:

Daka: Nëse nuk ka ankesa në Gjykatën Supreme, nesër mund të fillojmë rinumërimin e 1,472 kutive

Daka: Nëse nuk ka ankesa në Gjykatën Supreme, nesër mund të fillojmë rinumërimin e 1,472 kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe rrjedhën e procesit zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se lidhur me vendimin për rinumërim të 1,472 vendvotimeve nuk ka ndonjë ankesë deri më tëni në Gjykatën Supreme.


“Kemi pranaur dy vendime të PZAP-së. Në njërin vendim jemi obliguar të numërojmë 1472 kuti. Nga Gjykata Supreme deri në orën 15:00. Do të presim sa të përfundoj afati, dhe nëse nuk ka ankesa nesër mund të fillojmë rinumërimin”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Enis Halimi nga sekretariati i KQZ-së ka thënë se janë duke u kryer të gjitha punët dhe përgatitjet në QNR për të filluar rinumërimi.

“Ne jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet në qendrën e numërimit. Stafi është me kapacitete të plota,vetëm presim urdhërin që të fillojmë. Këto rinumërime do të zhvillohen pasi të përmbushen afatet kohore”, ka thënë ai.

Ndryshe përfaqësuesja e LVV-së në KQZ, Nazlije Bala, ka kërkuar që të bëhet edhe një ndërrim i tretë për rinumërim të votave.

“Kërkojmë nga koordinatori i Qendrës së Mumërimit të shtoj numrin e tavolinave, dhe kërkojë të ngriten edhe kapacitetet për turnin e tretë sa i përket procesit të rinumërimit, në mënyrë që të jemi me kohë”, ka theksuar ajo.

Lidhur me këtë Enis Halimi nga sekretariati ka deklaruar se ndërrimi i tretë në të kaluarën nuk është treguar i saktë.

“Për turnin e tretë kemi menduar por kemi konsideruar se e cenon cilësinë e punës. Ndërrimi i tretë në të kaluarën nuk është treguar i suksesshëm për shkak të saktësisë, dhe ka rrezik të cenojë besueshmërinë në proces.Ndoshta duhet të mendojmë për dy ndërrime pak më të gjata e jo në ndërrimine tretë ku kërkohet më shumë saktësi, përgjegjësi e syqeltësi”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori