LAJMI I FUNDIT:

Daka: Çdo ndërhyrje në punën e QNR-së, ngadalëson procesin për certifikimin e rezultateve përfundimtare

Daka: Çdo ndërhyrje në punën e QNR-së, ngadalëson procesin për certifikimin e rezultateve përfundimtare

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se procesi zgjedhor është në fazë të rëndësishme të tij dhe se aktualisht si institucion janë duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.

Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve të vendit, Daka ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik.


” Zyrtarët e numërimit duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë, të papenguar dhe profesionale. Çdo ndërhyrje në punën e zyrtarëve të numërimit vështirëson dhe ngadalëson procesin për certifikimin e rezultateve përfundimtare si dhe detyron KQZ-në të marrë masa ndaj personave që nuk respektojnë rregullat për vëzhgim”, ka thënë Daka.

Ndryshe sot, Nisma Socialdemokrate ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR.

NISMA akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR
Lexo po ashtu NISMA akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit në QNR

Deklarata e plotë e kryetares së KQZ-së:

Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhje e shoh të nevojshme të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi zgjedhor është në fazë të rëndësishme të tij dhe se aktualisht si institucion jemi duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.

Në këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik.

Gjithashtu, u bëj me dije se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarët e numërimit duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë, të papenguar dhe profesionale. Çdo ndërhyrje në punën e zyrtarëve të numërimit vështirëson dhe ngadalëson procesin për certifikimin e rezultateve përfundimtare si dhe detyron KQZ-në të marrë masa ndaj personave që nuk respektojnë rregullat për vëzhgim.

Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”.

Unë mirëkuptoj vërejtjet për kohëzgjatjen e procesit zgjedhor, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për obligim ligjor që të zbatojë vendimet e institucioneve gjyqësore dhe të gjithëve na takon që të kujdesemi për këtë proces zgjedhor që të gjithë e vlerësuan si një nga proceset më të mira në historinë e zgjedhjeve të vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori