LAJMI I FUNDIT:

Daimler, kompania amë e veturave Mercedes, do të largojë nga puna 1,100 menaxherë

Daimler, kompania amë e veturave Mercedes, do të largojë nga puna 1,100 menaxherë

Shefi i ri ekzekutiv i Daimler, kompanisë amë të veturave Mercedes, ka zbuluar planet për të shkurtuar vendet e punës për 10 për qind të menaxherëve në Gjermani dhe deri në 1,100 në total në të gjithë botën, sipas një letre të qarkulluar nga liderët e këshillit të prodhuesit të makinave.

Një e-mail i dërguar nga anëtarët e bordit mbikëqyrës, Michael Brecht dhe Ergun Lumali, për 130,000 punonjës të Daimler të premten, pretendon se Ola Kallenius dha një “numër konkret” në shkurtimet e vendeve të punës më herët këtë javë, për herë të parë që nga marrja e pozitës në maj.


Z. Kallenius kishte paralajmëruar më parë se duhej të bëheshin kursime në mënyrë që kompania të paguante investimet në elektrifikim dhe të merrej me ngadalësimin e tregut global të makinave, shkruan Financial Times.

Muajin e kaluar, pronari i Mercedes-Benz tha që të ardhurat e kompanisë para taksës në vitin 2019 do të ishin “dukshëm më poshtë” se 11 miliardë euro që kishte vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.

“Ne duhet të ulim ndjeshëm kostot tona dhe të forcojmë në mënyrë të vazhdueshme fluksin e parave tona”, tha Z. Kallenius në atë kohë.

Menaxhmenti i Daimler pritet të ndërmarrë një strategji të re, pasi përpiqet të shndërrojë politikat përballë rregulloreve të ardhshme të emetimeve të ndotjes nga Bashkimi Evropian dhe në të njejtën kohë merret me probleme ligjore mbi pretendimet për shkelje të rregullave pët emetime të naftës. /Telegrafi/