Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar klipin e saj më të ri nga albumi i fundit “Dafinë Moj”.

Bëhet fjalë për këngën “Murder on the dancefloor”, e cila vjen në bashkëpunim me kreperin e ri, Ron.


Kënga është punuar nga Roni dhe Dafina, gjersa kjo e fundit e ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me reperin Elinel.

art2

Klipi i këngës ndërkohë është mjaft provokues dhe protagoniste në të është bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj.

Arta e cila prej ditësh publikonte fotografi provokuese nga xhirimet, erdhi me një performancë mjaft atraktive dhe provokuese në bikini të gjelbra neoni.

art1

Jo më pak ngacmuese duket të jetë edhe paraqitja e Dafinës në këtë klip, e cila shfaqet në disa skena mjaft ‘të nxehta’ me një vajzë.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Kotorri. /Telegrafi/