LAJMI I FUNDIT:

Daçiq mohon lajmin se Serbia e ka ndalur fushatën e çnjohjeve të Kosovës

Daçiq mohon lajmin se Serbia e ka ndalur fushatën e çnjohjeve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka vlerësuar si “gënjeshtër të madhe” pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Serbia nuk e ka ndalur fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe as nuk do të ndalet nëse të gjithë të tjerët nuk ndalojnë fushatën për njohje”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.

Deklarata e tij vjen si përgjigje të një shkrimi të Radio Evropa e Lirë se Serbia ka pezulluar fushatën, duke cituar burime diplomatike pa emër në Bruksel.


REL: Serbia ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë dialogut
Lexo po ashtu REL: Serbia ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë dialogut

“Serbia ka thënë publikisht për vite me radhë se do të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes vetëm nëse të gjithë të tjerët ndalojnë fushatën për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Meqenëse nuk është kështu, Serbia nuk e ka ndaluar fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës. Kur ata të ndalojnë, do të ndalemi edhe ne”, ka thënë Daçiq në një prononcim për Tanjug.

Sipas REL, duke u thirrur në një burim të lartë diplomatik pa emër në BE se “palët në Serbi, si pjesë e një vullneti të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, kanë rënë dakord të mos vazhdojnë këtë fushatë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori