Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet ta shfrytëzojë momentin pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje me Kosovën, deri në përfundimin e mandatit të presidentit amerikan Donald Trump.
Mediat serbe shkruajnë së aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po zhvillohet një betejë e lidhur me atë nëse në shkurt do të mbahet seanca për Kosovën. Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Guinea Ekuatoriale, si kryesuese e KS të OKB, ka insistuar që të mbahet kjo mbledhje, por miratimin e rendit të ditës mujor e kanë parandaluar me kundërshtimin e tyre SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia.
Për shefin e diplomacisë serbe “është e habitshme që në kohën kur është bllokuar dialog, shkaku i taksës të vendosur nga Kosova, këto vende nuk duan të diskutohet për të”.
“Nuk e ka futur Serbia praktikën që seancat të mbahen çdo tre muaj, por Sekretari i përgjithshëm dhe i OKB-së shkruan raportet e tij në tre muaj. Ne jemi të gatshëm për kompromis, por absolutisht dënojmë përpjekjen për të dëbuar temën e Kosovës nga rendi i ditës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Daçiq, për “Tanjug”.
Daçiqi ka thënë se sa është e nevojshme për të diskutuar për Kosovën “këtë e vërtetojnë edhe vendimet e njëanshme dhe të paarsyeshme të Prishtinës’, siç është ajo e mbrëmshmja për Trepçën”, përcjell Telegrafi.
“Autoritetet në Prishtinë janë kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe paqen në rajon në këtë moment, kështu që nuk ka asnjë justifikim për përpjekjet e vendeve perëndimore për të hequr seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën”.
Më tej shefi i diplomacisë serbe ka thënë se “është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet momenti pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë që të bëhen të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, deri në përfundimin e mandatit të presidentit amerikan Trump, sepse administrata e tij i ka hapur derën kompromisit, për dallim nga paraardhësit që as nuk donin të flasin për asgjë tjetër përveç njohjes së Kosovës”.
“Gjithashtu, duhet të përdoret qëndrimi pozitiv i Mogherinit për nevojën e kompromisit. Me një fjalë, në qoftë se në dy vitet e ardhshme nuk arrihet marrëveshje, vështirë mund të shpresojmë për një zgjidhje pozitive për Serbinë”, tha Daçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite