LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Kam informacione nga agjencitë perëndimore të sigurisë, shqiptarët do të na sulmojnë

Daçiq: Kam informacione nga agjencitë perëndimore të sigurisë, shqiptarët do të na sulmojnë

Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministër i Jashtëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione se shqiptarët në diasporë po planifikojnë sulme në ndonjë nga shërbimet diplomatike serbe në Evropë, njofton Klan Kosova.

Daçiq tha se një informacion të tillë e ka marrë nga agjencitë perëndimore të sigurisë, të cilat “informojnë Serbinë për planin e pabesë të diasporës shqiptare”.

“Ky informacion ka ardhur nga shërbimet e komuniteti të sigurisë nga një vend i madh,  ku objektivi mund të jetë ambasada jonë, apo ndonjë konsullatë”, ka thënë Daçiq në një intervistë për RTS.


Duke mos dhënë më shumë detaje e as emër konkret, Daçiq gjithçka lë në rrafshin e spekulimeve dhe thashethemeve, ndajë për zyrtarët në Kosovë këto deklarime të tij, s’janë asgjë më shumë pos gënjeshtra.

Madje, Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministër, ka deklaruar se Daçiq po përdorë logjikën e njëjtë të ish-tutorit të tij, Sllobodan Millosheviq.

Gecaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se nuk do të befasohej, edhe nëse vet Serbia kryen një akt të tillë me qëllim që më pas ta prezantojë si vepër të shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori