LAJMI I FUNDIT:

Dacic: Beogradi do të mbrojë serbët e Bosnjës

Dacic: Beogradi do të mbrojë serbët e Bosnjës

Serbia ka paralajmëruar Bosnjë Hercegovinën se do të mbrojë serbët e Bosnjës nëse ata ndonjëherë do të sulmoheshin, përderisa tensionet janë ngritur para referendumit të planifikuar që të mbahet në Republikën Serbe, që zyrtarisht është ndaluar nga Sarajeva.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë përmes një deklarate për media se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Serbe në Bosnjë.


Komentet e Dacic vijnë pak kohë pasi komandanti i ushtrisë së Bosnjës në kohën e luftës, Sefer Halilovic ka thënë se pa ndihmën e Beogradit, forcat e Republikës Serbe nuk do të mund të qëndronin më shumë se 15 ditë ndaj forcave të Bosnjës.

Halilovic, i cili është i pensionuar, nuk mban asnjë pozitë zyrtare.

Dacic ka thënë se deklarata e Halilovic ishte “në lidhje me shkatërrimin e Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë  e që paraqet kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Tensionet janë ngritur në Bosnjë Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Serbe do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori