D4D lanson sot punimin “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), së bashku me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD), kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në konferencën lansuese të punimit “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”.
Konferenca do të mbahet sot, më 19 maj 2026, në Hotel Swiss Diamond Prishtina, nga ora 10:00-12:00.
Gjetjet e raportit kontribuojnë në debatin mbi barazinë gjinore në Kosovë, duke ofruar evidencë empirike për politikëbërësit, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim të avancimit të pjesëmarrjes së grave në proceset demokratike dhe forcimit të përfaqësimit të tyre në institucionet vendimmarrëse.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, me përkrahje Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. /Telegrafi/
















































