LAJMI I FUNDIT:

Czinger së shpejti do të prezantojë një makinë me katër ulëse, paralajmëron edhe disa modele të tjera

Czinger së shpejti do të prezantojë një makinë me katër ulëse, paralajmëron edhe disa modele të tjera

Kompania Czinger synon të prezantojë së shpejti modelin e saj të ri dhe para fundit të dekadës do të prodhojë gjashtë ose shtatë modele të ndryshme.

Duke folur për revistën Motor1, themeluesi dhe drejtori i Czinger, Kevin Czinger shpjegoi frymëzimin dhe zhvillimin pas hipermakinës së pabesueshme 21C, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, ai zbuloi edhe detaje për të ardhmen, e cila sjell disa modele nga segmente të ndryshme duke bërë të ditur se një tjetër model do të debutojë së shpejti.

“Për pak javë do të prezantojmë modelin tonë të ri. Do të jetë një me 4 ulëse me një çmim më të ulët. Do të prodhohet në një numër pak më të madh, por gjithsesi do të jetë shumë ekskluziv. Numri më i madh i referohet standardeve tona”, tha Czinger, dhe termi i tij “çmime më të ulëta” ndoshta do të thotë një shumë marramendëse, gjithsesi.

Për shembull, vënë në pah mediat, 21C do të shitet me një çmim prej 2 milionë dollarësh dhe do të dorëzohen vetëm 80 njësi.

Kjo tregon qartë se makina me katër vende do të jetë vërtet ekskluzive.

Sa i përket modeleve të tjera të planifikuara, ato do të ndahen në segmente të ndryshme.

“Ne duam të prodhojmë më pak makina me performancë të lartë dhe gjithmonë të ofrojmë risi. Ne kemi teknologji që mund të prodhojë struktura krejtësisht të reja dhe të ndryshme pa investuar në mjete të reja, kështu që ne mund të bëjmë makina shumë të ndryshme. Deri në fund të dekadës, ju do të keni gjashtë apo shtatë modele të ndryshme nga të cilat të dallojnë nga njëra-tjetra”, ka shtuar Czinger. /Telegrafi/