LAJMI I FUNDIT:

Çudia e radhës nga Gucci: Gete të grisura me çmim marramendës

Çudia e radhës nga Gucci: Gete të grisura me çmim marramendës

Marka Gucci kohëve të fundit po çudit shumë blerës të saj me produktet që zgjedh të hedh në treg.

Së pari, lasoni atlete të pista që kushtonin 870 dollarë.


Pastaj, zgjodhi të vendoste në shitje xhinse të mbuluara me njolla bari.

Gucci hedh në treg xhinse 800 dollarë me njolla të rreme bari në gjunjë
Lexo po ashtu Gucci hedh në treg xhinse 800 dollarë me njolla të rreme bari në gjunjë

Tani, marka ka vendosur në shitje gete të grisura, të cilat në faqen e tyre të internetit gjinden me emrin “Collant à effet usé noir”, me çmim 140 euro.

Getet kanë ngjyrë të zezë, mbulojnë tërë pjesën e këmbëve dhe shputave, ndërsa grisja e tyre gjendet rreth pjesës së gjunjëve.

Reagimet e fansave të markës nuk ishin shumë pozitive, pasi gete të tilla të grisura ne priremi t’i largojmë nga gardëroba jonë, ndërsa tani ato përveç se janë në shitje, gjinden me çmim shumë të lartë. /Telegrafi/