Çudi e vërtetë e natyrës: Nuk ekziston ilaç më i mirë se ky çaj për uljen e tensionit dhe kolesterinës!
Vetëm pak njerëz dinë për të gjitha cilësitë e tij shëruese
Kjo kokërr e imët është e pasur me fitosterolime – substanca të cilat pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë që kolesterina të absorbohet në trup, transmeton Telegrafi.
Tërshëra mund të konsumohet në formë qulli, mirëpo mënyra shumë më e thjeshtë është ta zieni si çaj.
Ky çaj është i shkëlqyeshëm për forcimin e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut nga infarkti dhe pika në tru.
Tërshëra gëzon famën e mjetit të fuqishëm dhe shpëtimtares për forcimin e sistemit nervor.
U rekomandohet të gjithë atyre të cilët vuajnë nga pagjumësia, lodhja fizike, ankthi dhe depresioni.
Mjekët popullorë madje ua rekomandojnë personave me sëmundje nga skleroza multiple. Rregullon punën e lukthit, andaj u rekomandohet të gjithë personave të cilët kanë organe të ndjeshme të tretjes.
Gjithashtu, ka cilësi të cilat u përshtaten të sëmurëve nga kanceri i zorrës së trashë. Posaçërisht bën mirë në zvogëlimin e pasojave të padëshiruara të cilat mund të shfaqen gjatë radioterapisë dhe kimioterapisë.
Mikroelementet dhe flavonoidet me të cilat janë të pasura forcojnë sistemin e imunitetit dhe përmirësojnë pasqyrën e gjakut.
Është vërejtur që përdorimi i përditshëm i tërshërës në ushqim i kontribuon shtimit të masës muskulore.
Të gjithë ata të cilët vuajnë nga niveli i rritur i kolesterinës në gjak dhe i tensionit të gjakut do të duhej ta përfshinin këtë çaj në ushqimin e tyre.
Këto nuk janë të gjitha cilësitë pozitive. Çaji i tërshërës u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga ekzema, kanë lëkurë të ndjeshme apo ndiejnë kruarje intensive.
Përgatitja:
5 lugë tërshërë njomni në një litër ujë të ftohtë dhe nxeheni ngadalë derisa të vlojë. Lëreni të vlojë 5 minuta dhe pastaj të ftohet.
Sipas dëshirës ëmbëlsojeni me pak mjaltë dhe konsumoni gjatë ditës në vend të ujit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre