LAJMI I FUNDIT:

Çuçi: Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri do të vijojë

Çuçi: Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri do të vijojë

Është zhvilluar sot në Tiranë konferenca globale mbi ekstremizmin e dhunshëm që shpreh rëndësinë thelbësore e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Konferenca e nivelit të lartë, e bashkëorganizuar nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian dhe Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund, GCERF), u fokusua në nevojën për të rehabilituar dhe ri-integruar të kthyerit nga konfliktet jashtë vendit, përfshirë dhe familjet e tyre.


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në fjalën hapëse të konferencës përmendi edhe njëherë operacionin e katërt të finalizuar pak javë më parë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri. Ai tha se kjo është një punë që do të vijojë, ndërsa evidentoi faktin si riintegrimi i këtyre shtetasve kryehet sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM.

“Shqipëria miratoi një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare. Agjencitë e zbatimit të ligjit, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale duhet të punojnë krah për krah për të garantuar procese të shëndosha rehabilitimi dhe ri-integrimi në komunitet nën koordinimin e Qendrës së kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është angazhuar në një dialog dhe rrjet kapilar për të trajtuar këto sfida duke përdorur praktikat më të mira si pjesë e sfidës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai theksoi gjithashtu faktin se Shqipëria me Qendrën CVE cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm./tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori