Crystal Palace ka fituar në shtëpi ndaj Chelseat me rezultat 2-1, duke shënuar fitoren e parë në këtë kampionat.

Blutë e Londrës kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier, duke u mposhtur nga Crystal Palace, të cilët marrin pikët e para pas tetë ndeshjeve.


Golat në këtë takim për skuadrën e trajnerit Roy Hodgson u shënuan nga Cesar Azpilicueta (8’) me autogol dhe Wilfried Zaha (45’).

Ndërsa, për skuadrën e Antonio Contes golin e vetëm e shënoi mesfushori francez, Timeoue Bakayoko (18’).

Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin pikërisht Bakayoko dhe Cesc Fabregas, të cilët u vlerësuan me notë 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për Scott Dann që u notua me 6.0. /Telegrafi/     Crystal Palace:

nott chelsea e1507997805578

Chelsea: 

nott chelsea 1 e1507997856181

telegrafi sport app