Cruz Beckham 'shpërthen' në lot gjatë performancës për vëllanë - thuhet se kënga i dedikohet Brooklyn

Cruz Beckham u shfaq i dukshëm i emocionuar gjatë një koncerti në Londër me bendin e tij, "The Breakers", teksa interpretonte këngën “Loneliest Boy", e cila sipas fansave besohet se i është dedikuar vëllait të tij, Brooklyn Beckham.
Gjatë performancës, Cruz dukej i prekur nga vargjet që flisnin për izolim dhe ndarje nga familja, ndërsa një nga kolegët e bendit i vendosi dorën mbi shpatull për ta ngushëlluar.
Kjo mënyrë kaq e hapur e ndjeshmërisë së tij emocionoi publikun dhe shtoi spekulimet se kënga mund të pasqyrojë marrëdhënien e vështirë mes vëllezërve dhe tensionet brenda familjes Beckham.

Tensionet e Brooklyn Beckham me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, kanë qenë objekt spekulimesh për vite me radhë, por u bënë publike kur Brooklyn u shpreh në Instagram më 19 janar 2026.
Në postimin e tij, ai akuzoi prindërit se kishin shkelur privatësinë e tij, kishin dërguar informacione negative për marrëdhënien me Nicola Peltz dhe kishin shpërndarë gënjeshtra që kanë ndikuar në imazhin e tij.
Brooklyn gjithashtu bëri të qartë se në atë moment nuk dëshironte asnjë lloj pajtimi, duke konfirmuar kështu ekzistencën e një konflikti të hapur familjar.
Sipas raportimeve, ky mosmarrëveshje ka rrënjë që nga martesa e Brooklyn me Nicolën Peltz në prill 2022, ku mediat raportuan tensione mes Nicolës dhe Victorias, si dhe një largim gradual të Brooklyn nga prindërit e tij. /Telegrafi/
@tomshowbiz Cruz Beckham gets emotional and is comforted by his guitarist during Loneliest Boy, which appears to be a song about his brother Brooklyn and includes the lyrics: “Loneliest boy, mama don’t talk too much / It’s breaking hеr heart / It shows in the small things that you don’t do.” #cruzbeckham #brooklynbeckham #davidbeckham #victoriabeckham #CapCut ♬ original sound - tomshowbiz






























































