LAJMI I FUNDIT:

“Cruyff lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”

“Cruyff lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”

Johan Cruyff ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, deklaroi sot ish-sulmuesi i njohur francez, Michel Platini pas njoftimit për vdekjen e legjendës holandeze të futbollit, pas një kanceri në mushkëri.

“Humba një mik, bota humbi një njeri të madh, e admiroja, ishte lojtar i jashtëzakonshëm, ishte më i miri i të gjitha kohërave”, tha Platini, tri herë fitues i Topit të Artë.

Johan Cruyff, një nga futbollistët më të mirë të historisë, vdiq sot në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një kanceri në mushkëri, njoftuan të afërmit e tij në Tëitter.


Në mes të shkurtit, legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff kishte deklaruar se e kishte fituar 2-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kancerit dhe besonte fort se do ta fitonte të gjithë ndeshjen kundër sëmundjes që i kishte prekur mushkëritë.

Ish-ylli i Ajaksit, Barcelonës dhe Holandës, Cruyff, i cili në vitin 1991 bëri një operacion në zemër, renditet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai është fitues i tre Topave të Artë (1971, 1973, 1974).

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori