Crotone ka vazhduar me rezultate të mirë në Serie A, këtë herë ka barazuar ndaj Milanit.

Ishte një lojë e balancuar, por vendasit me dëshirë më të madhe për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim.


Takimi filloi me rastin e Andrea Barberis në minutën e dytë, i cili nga gjuajta e lirë rrezikoi portën e kuqezinjve, kurse në minutën e tetë shënoi Marcello Trotta.

GettyImages 675126864 Foto: Getty Images

Suso rrezikoi dy herë para përfundimit të pjesës së parë, por nuk arriti të tundë portën kundërshtare dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 50-të shënoi Gabriel Paletta pas një topi të kthyer në zonë nga Juraj Kucka.

GettyImages 675126928 Foto: Getty Images

Në vazhdim mysafirët rrezikuan me anë të Gerard Delofeun, por nuk kishe gola.

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në pozitën e gjashtë me 59 pikë, pesë më pak se Atalanta në vendin e pesë që dërgon në Ligën e Evropës. Ndërsa Crotone tani ka 25 pikë, katër më pak se Empoli, duke mbajtur gjallë kështu shpresat për mbijetesë.

Në xhiron tjetër Milani luan ndaj Romës, kurse Crotone kundër Pescaras. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5kbx08_all-goals-highlights-hd-crotone-1-1-ac-milan-30-04-2017_sport

telegrafi sport app