Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të luftojnë në tre muajt e ardhshëm që ta mbyll sa më mirë sezonin, për tu shpallur pastaj më i miri në botë.

Debati rreth asaj se kush është lojtari më i mirë bazohet në opinione dhe ndan publikun në dy pjesë, por ka ende fakte, siç janë golat që ata kanë shënuar dhe titujt që kanë fituar, që mund ta bëjnë diferencën në një sezon.


GettyImages 461440006 Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

Praktikisht tani ka një barazim mes dyshes, duke shikuar titujt e fituar nga katër në Lignë e Kampionëve, pesë ‘Topa të Artë’ dhe katër ‘Këpuca të Arta’.

Por për të arritur te trofeu i më të mirit këtë vit, para dyshes është edhe një gare e madhe dhe e rëndësishme si Kupa e Botës, ëndërr për të dy, pasi nëse e fitojnë mund të krahasohen edhe me Pelen apo Maradonan.

GettyImages 461433054 Kush do ta fitojë të gjashtin? (Getty Images)

Me gjithçka të hapur, tre muajt e ardhshëm do të jenë një garë e madhe, me Ronaldo që momentalisht është më lartë me formë dhe këtë e tregon edhe numri i golave.

Në anë tjetër Messi, ka tendencë të këtë rënie në dhjetor dhe janar, por mars mbetet muaji i tij i preferuar kur e merr formën dhe pastaj nuk ndalet.

GettyImages 461443908 Cristiano Ronaldo i Real Madrid. (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

Kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’ numër gjashtë, mbetet të shihet.

GettyImages 159072941 Lionel Messi. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)

Dyshja janë në luftë që nga fillet e karrierës, duke fituar 10 'Topat e Artë' të fundit, me Messin që nga shumë kush shihet i avantazhaur këtë sezon.  /Telegrafi/

telegrafi sport app