Ylli portugez Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën mahnitëse te Al Nassr.

Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e thellë 4-0 të Nassr ndaj Al Hazem.


Fillimisht, realizoi nga afërsia pas një asistimi të Kingslay Coman, duke mos dështuar përballë portierit.

Ndërkohë, me të njëjtin bashkëpunoi sërish për ta vulosur fitoren. Faktikisht në të njëjtën mënyrë e finalizoi goditjen për ta lënë portierin pa gjasa.

Kësisoj, Ronaldo mbetet vetëm 36 gola për të arritur objektivin prej 1 mijë golave në karrierë./Telegrafi

telegrafi sport app