Courtois është kundër shkëmbimit me De Gean

Thibaut Courtois nuk është i interesuar për një shkëmbim me portierin e Manchester Unitedit, David de Gea - bën të ditur The Sun.
Futbollisti belg u largua nga Liga Premier në verën e vitit 2018 për të nënshkruar me Real Madridit, mirëpo paraqitja e tij te Los Blancos është vënë në dyshim.

E në veçanti pas rikthimit të Zinedine Zidane, ai mund të mbetet gardiani i dytë në portën e Mbretërve.

Reali gjithmonë ka qenë i interesuar për shërbimet e De Geas, ndërsa gjatë afatit kalimtar veror spanjolli pritet të rikthehet në agjendën e Los Merengues.

Në ndërkohë kanë nisur thashethemet për një shkëmbim ndërmjet Courtois dhe De Gea, por portieri belg nuk është i interesuar të kthehet në Ligën Premier.
Nëse Reali vendos ta transferojë spanjollin, atëherë Thibaut mund të zgjedhë kalimin te Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/


















































