LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi nuk e pengon pejanin të martohet me dasmë

Coronavirusi nuk e pengon pejanin të martohet me dasmë

Pas shpalljes pandemi të Coronavirusit dhe pas identifikimit të pesë personave të prekur me këtë virus, institucionet e Kosovës kanë ndërmarr masat parandaluese dhe kanë apeluar te qytetarët që të reduktojnë lëvizjet dhe të shmangin tubimet.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës janë mbyllur të gjitha qendrat tregtare, lokalet e restorantet dhe është sugjeruar të mos organizohen as tubime e ahengje familjare, shkruan Telegrafi.


Mirëpo, krejt këto masa e rekomandime nuk e kanë penguar një familje pejane që të bëjë dasmë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet atmosfera e dasmës në familje, ku marrja e nuses bëhet me hedhjen e valles nga dasmorët.

“As Korona sna ndal me mar Nusen e kojshis!”, shkruan në përshkrimin e videos./Telegrafi