Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.
Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë.
“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, sapo kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin”, ka thënë Vitia.
Postimi i plotë i ministrit Vitia:
“Të nderuar qytetarë,
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, mbrëmë deri në orët e vona ka diskutuar në raport me shtimin e numrit të rasteve me COVID -19 gjatë ditës së djeshme.
Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste k anë rezultuar pozitive
Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, sapo kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë masat shtesë në kuadër të gjendjes emergjente me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik. Këto masa do të diskutohen sot edhe me ministritë e linjave dhe do paraqiten në mbledhjen e Qeverisë. Të gjitha këto masa do të shpjegohen saktë për qytetarët pasi të kenë marrë miratimin.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me ministritë e linjës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konform Planit të Veprimit dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas shtimit të numrit të rasteve të reja të personave që kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID – 19, propozon masa të reja të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik, respektivisht kufizimin e qarkullim it të automjeteve dhe qytetarëve në orare të caktuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina dhe kujdesi janë jetike në këtë betejë ku po sfidohen seriozisht edhe sistemet më të avancuara shëndetësore.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Kujdesi për vetveten dhe familjet tona, solidariteti jemi dhe përgjegjshmëria janë mënyra që do të na e mbrojë shëndetin e secilit.
Si asnjëherë më parë kërkohet nga ju të jeni në krye të përgjegjësisë shoqërore duke e mbrojtur vendin. Shpresoj e besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Vitia.
Sot në Kosovë është shënuar viktima e parë i infektuar me coronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar dje se ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë.
Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë 298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?