LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, ambasadori shqiptar në Kinë thirrje të mos udhëtohet në këtë shtet

Coronavirusi, ambasadori shqiptar në Kinë thirrje të mos udhëtohet në këtë shtet

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Blertoja ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet për në Kinë.

Ai ka pohuar se situata në Kinë është e rrezikshme për shkak të virusit vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.


“Këshilloj fort që, derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t’i shtyni për më vonë. Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se të hyni një situate më shumë rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak të kontrolleve te pazakonshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“Të dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon një situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar. Nr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë në ditët ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t’i shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se te hyni një situatë më shumë rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak të kontrolleve të pazakonshme”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori