Sot, më 24 tetor, ka përfunduar edhe sezoni i parë i Gjirafagg Champion of Champions Tour (CCT). Pas më shumë se 70 ndeshjeve dhe katër fazave të turnirit, më në fund është kurorëzuar kampion i i kupës së parë, ekipi me originë nga Danimarka, COPENHAGEN FLAMES me një rezultat 2:1 kundër ekipit MONTE ESPORTS.

Pavarësisht që roundi i parë, luajtur në Dust2, i takoi ekipit MONTE (5:16), COPENHAGEN FLAMES u rikthyen fuqishëm përgjatë roundit të dytë (Map: Ancient) me vetëm 6 pikë epërsi (16:10) dhe më pas dominuan në map të tretë me rezultat përfundimtar 16:5 (NUKE).


Rankimi i ekipeve për këtë turnir, si dhe çmimet e fituara, prej një prize pool total prej $50,000 është si më poshtë:

VendiEkipiCCT South Europe – Online Series #1
1COPENHAGEN FLAMES$22,000
2MONTE ESPORTS$10,000
3-4TRICKED ESPORTS$5,000
FORZE$5,000
5-8HAVU GAMING$2,000
WEBSTERZ$2,000
ALTERNATE ATTAX$2,000
TEAM SPIRIT$2,000
Total $50,000

Të gjitha ekipet kanë marrë pikë që do të t’u ndihmojnë atyre për kualifikimin në LAN studio finalen që do të mbahet më 6 – 8 korrik 2023 për prize pool prej $100,000, si dhe kanë fituar pikë që do të ju ndihmojnë atyre të kualifikohen në garën ndërkombëtare Champions of Champions Tour për prize pool prej $3,400,000.

MVP, apo lojtari më i mirë i kësaj loje u shpallë, Iulian 'regali' Harjău me rating 1.27 nga 2 dhe 63 kills.

Deri në përfundim të turneut të CCT do të mbahen edhe tri kupa të tjerë me prize pool individual prej $50,000. Kupa e dytë e GjirafaGG CCT do të fillojë më 12 dhjetor të 2022 dhe pritet të zgjasë deri më 2 shkurt 2023.

Të gjitha ndeshjet e kupës së parë të Gjirafagg CCT dhe ndeshjet e ardhshme mund t'i ndiqni live në GjirafaVideo, si dhe mund të informoheni për rezultatet e lojës, lojtarët më të mirë për çdo ndeshje dhe informata të tjera të rëndësishme mund t'i gjeni në Facebook, Twitter, Instagram dhe TikTok.

GG komunitet i Esportit!

telegrafi sport app