LAJMI I FUNDIT:

Conte: Unë i konsideroj lojtarët e mi më të mirët në botë

Conte: Unë i konsideroj lojtarët e mi më të mirët në botë

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Antonio Conte nuk ka dyshime në lidhje me cilësinë e skuadrës së tij, pasi vlerëson lartë lojtarët që posedon.

Trajneri italian po fliste pas humbjes së turpshme të klubit në FA Cup në raundin e pestë ndaj skuadrës së Championship, Middlesbrough.

‘Boro’ tani ka eliminuar radhazi dy nga skuadrat kryesore të Ligës Premier, Manchester United dhe Spurs.


Conte do të vazhdoj me Spurs: Presidenti është i kënaqur me punën time dhe të stafit
Lexo po ashtu Conte do të vazhdoj me Spurs: Presidenti është i kënaqur me punën time dhe të stafit

Duke folur pas ndeshjes për gazetarët, Conte mbrojti lojtarët e tij edhe përkundër eliminimit.

“Unë jam trajneri i kësaj skuadre dhe kur ju jeni trajneri i këtij ekipi, lojtarët tuaj janë më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Conte.

“Për mua është e njëjta gjë. Atëherë me siguri mund t’i konsideroj lojtarët e mi më të mirët në botë, por ne mund të punojmë dhe mund të përmirësohemi për të ardhmen dhe gjithashtu të reflektojmë për këtë humbje”.

“Kjo humbje duhet të më lëndojë mua, lojtarët e mi dhe të gjithë ata që punojnë në Tottenham”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/