Conte preferon Vidalin para Eriksenit
Arturo Vidal dhe Christian Eriksen janë dy emrat që lidhen me një kalim të mundshëm te Interi gjatë këtij afati kalimtar.
Ndërsa sipas Corriere della Sera, trajneri i Nerazzurrëve, Antonio Conte, e ka bërë prioritet mesfushorin e Barcelonës para atij të Tottenham Hotspur.
Zikaltrit kanë qenë shumë të interesuar për shërbimet e futbollistit danez, mirëpo gazeta italiane bën të ditur se trajneri e konsideron kilianin si opsion më të mirë.

Pos mesfushës, Conte është i interesuar që ta përforcojë edhe fazën e sulmit këtë edicion.
Olivier Giroud (Chelsea) dhe Fernando Llorente (Napoli) janë dy opsionet që do të tentojë t’i transferojë Interi deri në mbyllje të afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/






























