Veturat e mira e të lira po bëhen më të vështira për t’u gjetur.
Me çmimet mesatare të transaksioneve ende të larta, njerëzit po kërkojnë mënyra për të kursyer para në blerjen e tyre të radhës.
Fatmirësisht, ende ka disa opsione të mira dhe të lira.
Consumer Reports bashkon një listë të 10 veturave më të lira për të blerë, me çdo opsion që vjen me më pakë se 23,000 euro, përcjell Telegrafi.
Opsioni i vetëm nga një prodhues “luksoz” – nëse mund ta quani Buick atë – është Envista. Një crossover me pamje të mprehtë dhe një motor të fuqishëm, Buick prodhon 137 kuaj fuqi nga një motor 1.3-litërsh me tre cilindra turbocharged. Çmimi i këtij modeli fillon nga 21,000 euro.
Ndonëse nuk është aq popullor sa Honda Civic ose aq historikisht i besueshëm sa Toyota Corolla, Hyundai Elantra është ende një sedan i shkëlqyer kompakt. Fillon me vetëm 20,000 euro për vitin e modelit 2024 dhe vjen me një motor standard 2.0-litërsh me katër cilindra që prodhon 147 kuaj fuqi.
Një nga vetëm tre SUV-të në këtë listë, Hyundai Venue është ende një nga crossover-et më të përballueshëm. Modeli i vitit 2024, kushton 19,000 euro dhe vjen me një motor standard me katër cilindra 1.6 litra që prodhon 121 kuaj fuqi.
Vetura e vogël e Kia-s shpesh humbet në një garë së bashku me Hondat dhe Toyota-t e botës. Por mos llogaritni Forten. Për vitin 2024, sedani më i vogël i Kias kushton 18,000 euro.
Mazda ka një personalitet të madh dhe shumë karakteristika. Për vetëm 22,000 euro, Mazda3 vjen standard me një motor 2.5-litërsh me katër cilindra që prodhon 191 kuaj fuqi. Ju gjithashtu mund të përmirësoni modelin Turbo i cili zhbllokon një motor me katër cilindra me 250 kuaj fuqi dhe me lëvizje standarde me të gjitha rrotat.
Nissan Kicks sapo mori një ndryshim të madh për vitin 2025, që do të thotë se modelet e vitit 2024 do të dalin së shpejti. Por nëse mund të kapni një Kicks të ri 2024 para se të zhduket, ai është një SUV solid me karakteristika të shkëlqyera standarde të sigurisë dhe një çmim fillestar prej vetëm 19,000 euro.
Një prej veturave më të lira është edhe Nissan Versa. Ndërsa modeli tjetër Sentra është pak më i shtrenjtë, ai është një model kompakt dhe konkurrues me Civic, Corolla dhe të tjerë. Sentra vjen me 19,000 euro dhe merr stil të përmirësuar dhe veçori shtesë të sigurisë.
Modeli i radhës për këdo që dëshiron hapësirë më të madhe është Subaru Impreza i vitit 2024. Fillon nga 21,000 euro dhe vjen me një motor 2.0-litër të sheshtë që prodhon 152 kuaj fuqi. Është gjithashtu i disponueshëm si një model opsional RS me një motor më të madh që prodhon 182 kuaj fuqi.
E dyta vetëm pas Honda Civic në listën e veturave kompakte më të shitura të këtij viti, Toyota Corolla gjithnjë e besueshme, zë vend në toplistën e veturave më të lira. Corolla LE bazë fillon me vetëm 20,000 euro me një motor standard me katër cilindra.
Nëse dëshironi të njëjtën besueshmëri dhe përballueshmëri për të cilën njihet Corolla, por keni nevojë për hapësirë shtesë, Toyota ofron gjithashtu një Corolla Hatchback me pesë dyer. Corolla Hatchback fillon nga 22,000 euro për modelin bazë SE, i cili vjen me një motor 2.0-litërsh me katër cilindra dhe sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lego bëri një kopje në madhësi reale të bolidit F1 të Ferrarit

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës