Pas suksesit si prezantues i ‘Oscars’ 2025, Conan O'Brien do të rikthehet për të drejtuar ceremoninë e 98-të të Çmimeve të Akademisë më 15 mars 2026, në Teatrin Dolby, Hollywood.

O'Brien, 61 vjeç, e konfirmoi lajmin me një deklaratë humoristike, duke thënë: "E vetmja arsye që po rikthehem është për të dëgjuar Adrien Brody të përfundojë fjalimin e tij”.


Kjo ishte një referencë për fjalimin e gjatë të aktorit në 'Oscars', shkruan DailyMail.

96274189 0 Conan O Brien will return as host of the 2026 Oscars ceremony af m 19 1742220008238

CEO i Akademisë, Bill Kramer, dhe presidentja Janet Yang shprehën entuziazmin për rikthimin e tij, duke e quajtur “nikoqirin e përsosur”.

‘Oscars’ 2025 theu rekorde pesëvjeçare në shikueshmëri, me 19.69 milionë ndjekës.

96274183 14507443 image a 20 1742220706156

Gjatë ceremonisë, O'Brien bëri humor të guximshëm, përfshirë batuta për skandalin e Karla Sofia Gascon dhe veshjen e verdhë të Timothee Chalamet.

Producentët Raj Kapoor dhe Katy Mullan do të rikthehen për të tretin vit radhazi, ndërsa Jeff Ross dhe Mike Sweeney do të jenë pjesë e ekipit organizues.

‘Oscars’ 2026 pritet të jetë një tjetër spektakël i mbushur me momente të paharrueshme dhe humorin e veçantë të Conan O'Brien. /Telegrafi/

96274167 14507443 image a 21 1742220715913

95797267 14507443 Conan O Brien has been invited to return to host the Oscars next a 23 1742221031719