Como me përmbysje triumfon ndaj Romës dhe ngjitët në top katër të Serie A
Como ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Romës, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Skuadra e Cesc Fabregas ka triumfuar me rezultat 2-1, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar.
Roma kaloi herët në epërsi përmes Donyell Malen që zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga penalltia (8’).
Pas kësaj, Como e mori krejtësisht lojën në dorë për të rrezikuar disa herë me Nico Paz dhe mbrojtësin Jacobo Ramon, i cili afër të realizonte me kokë.
Ishte Anastasios Douvikas që shënoi nga afërsia pas asistimit të bukur të Valle për ta barazuar rezultatin (59’).
Situata për mysafirët u rrezikua kur Ëesley Franca mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja.
Heroi i Comos rezultoi të jetë Diego Carlos i cili e vulosi përmbysjen dhe fitoren duke shënuar nga një top i kthyer (79’).
Como kësisoj ngjitët në pozitën e katërt në Serie A me 54 pikë ndërsa Roma bie në vendin e gjashtë me 52 sosh./Telegrafi/




























