Mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, ka bërë një deklaratë të guximshme duke thënë se fitimi i Kupës së Botës për Klube do të konsiderohet në të ardhmen si më prestigjioz se sa trofeu i Ligës së Kampionëve. 

Colwill gjithashtu shprehu besimin e tij se ‘Blutë e Londrës’ mund të ndërtojnë mbi suksesin e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe të luftojnë për titujt e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve gjatë sezonit 2025/2026. 


“E kam thënë që në fillim të këtij turneu që plani ynë ishte ta fitonim Kupën e Botës për Klube dhe njerëzit më shikonin sikur isha i çmendur”. 

“Kështu që do të them të njëjtën gjë tani për Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”. 

“Ky është trofeu më i madh që kam fituar ndonjëherë. Mendoj se Kupa e Botës për Klube do të bëhet më e madhe se Liga e Kampionëve, dhe ne ishim skuadra e parë që e fituam”. 

“Ishte një fitore me shumë peshë, dhe nëse vazhdojmë të fitojmë trofe, atëherë të gjithë do të na japin dashurinë që meritojmë”. 

“Por këtë do ta dimë vetëm në të ardhmen. Unë mendoj se jemi gati  dhe do ta shohim sezonin e ardhshëm”, ka thënë Colwill. 

Fituesit e Kupës së Botës për Klube do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore parasezonale kundër Bayer Leverkusen dhe Milan, përpara se të nisin zyrtarisht sezonin 2025/2026 më 17 gusht, me ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Crystal Palace./Telegrafi/

telegrafi sport app