LAJMI I FUNDIT:

Çollaku i PD-së: Rama i ka shkaktuar Kosovës një dëm të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare

Çollaku i PD-së: Rama i ka shkaktuar Kosovës një dëm të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”.

Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare duke promovuar Vuçiçin si kalorës të bashkëpunimit në Ballkan.

Ai tha se për interesa të tij të ngushta sulmoi publikisht të gjithë liderët në Kosovë, duke nisur nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

“I ka shkaktuar Kosovës një dëm të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Të gjithë e kanë cilësuar Ramën si tradhtar, por në fakt Rama ka qenë tregtar. Do ta shikoni që Rama do të afrohet me Albin Kurtin sepse Kurti është afruar me Uashingtonin”, tha ai.

Deputeti i PD shtoi se “në rast se ka një akt realisht Shqipëria e ndihmon Kosovën është dalja apo pezullimi derisa Serbia të njohë Kosovën”.

Gjithashtu ai tha se Shqipëria mund të vendosë veto dhe të bllokojë pjesëmarrjen e Serbisë në nismat rajonale deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Teuta Vodo, eksperte e gjeopolitikës thotë se iniciativa e Open Balkan është keqkuptua. Ajo pranoi se “nga pikëpamja ekonomike kjo favorizon Serbinë, por kjo nuk krijon hegjemoni”.

“Rama është duke promovuar interesat e vendit të tij dhe iniciativa ishte më se interesante. Kosova ishte e ftuar që të bashkohej”, u shpreh Çollaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori