Lekë Zherka ishte njeri i dashur, njeri i mirë dhe i ndershëm. Ai iu dha frymë medieve të cilat ai i udhëhoqi për vite me radhë. Kështu u tha sot për ish-gazetarin Lekë Zherka, në mbledhjen komemorative, të organizuar për nder të jetës dhe veprës së tij.
Një nga bashkëpunëtorët e tij, drejtoresha e Radio Televizionit 21, Afërdita Saraqini-Kelmendi mes lotëve ka çmuar personalitetin e Zherkës, duke thënë se e ka të vështirë të thotë fjalën lumtumirëse.
“ Leka jon i dashur, i cili nga të gjithë ju dhe ne, cilësohej si njeri i mirë, i dashur dhe i ndershëm. Leka, mik, vëlla, bashkëshort dhe baba, i cili mbi të gjitha çmonte njeriun dhe të njerëzishmën. Leka miku im i afërt, bashkëpunëtor shumë vjeçar krahë për krahë në luftën për të ndërtuar median e pavarur dhe profesionale…Me Lekën kemi qenë koleg dhe miq edhe në Radio Televizionin e Prishtinës, në vitet e vështira për gazetarinë shqiptare të Kosovës. Pa dyshim Leka lë gjurmë fillimisht si gazetar e më pastaj edhe si udhëheqës medial. Ju dha frymë dhe vulë, mediat të cilat udhëhoqi për vite me radhë… Sot kur më duhet të them fjalën lamtumirëse e kam shumë të vështirë, unë personalisht humba kolegun shumë vjeçar, mikun dhe njeriun të cilin e çmova dhe e deshta. Lekë, nuk ke lënë borxhe në këtë botë. E jetove këtë jetë ndershëm, ju përgjigje profesionit ndershëm, i deshte njerëzit ndershëm, ike ndershëm”, tha ajo.
Ajo tha se edhe kur e kanë lënduar Zherkën, ai sërish u soll ndershëm me të tjerët.
Ish-kolegu i tij, Arban Fehmiu tha se ka nderin të flas për Lekë Zherkun, të cilin e kishte shok, koleg, e po ashtu edhe drejtor. Ai para të pranishmëve ka ndarë edhe kujtime që kishte me të.
“Kisha fatin që Lekë Zherkun ta kisha shok, koleg dhe drejtor, me të cilin kemi ndarë të mirat dhe të këqijat, gëzimin dhe hidhërimet, sfidat dhe sukseset. Kam shumë kujtime me Lekën, por sot do të veçoja periudhën kur filluam të punojmë së bashku, pasi ai u bë drejtor i kompanisë, e cila ishte buzë kolapsit me një numër të madh të punëtorëve të demotivuar që kishin humbur shpresën, ai arriti që me mençurinë, modestinë, butësinë dhe mjeshtrinë e menaxhimit, brenda vetëm një viti t’ia rikthejë kompanisë stabilitetin dhe punëtorëve buzëqeshjen, besimin dhe motivin për të ecur përpara. Ky ishte Lekë Zherka të cilin unë e njoh”, ka thënë ai.
Fehmiu tha se sot nuk duhet të qajnë pse e humbën Lekën, por të gëzohen pse e patën.
I shkurt në fjalimin e tij, ishte djali i tij Bardhi.
“Më lejoni që në emër të familjes Zherka të shpreh respektin dhe mirënjohjen për gjithë çfarë keni treguar sot për Lekën”, tha Zherka.
Lekë Zherka ka ndërruar jetë dje në moshën 56 vjeçare. Ai ishte gazetar dhe drejtor shumë vjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.
Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në varrezat e qytetit në Prishtinë duke filluar nga ora 13:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri