LAJMI I FUNDIT:

Çmimi për Artet Pamore, “Muslim Mulliqi”

Çmimi për Artet Pamore, “Muslim Mulliqi”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një ceremonie ka ndarë çmimet për Artet Pamore “Muslim Mulliqi”, ku çmimi kombëtar për veprimtari jetësore iu nda profesorit të ndjerë, skulptorit Agim Çavdarbasha.

Në emër të familjes, çmimin për veprimtari jetësore e mori Sebahate Çavderbasha.


“Ndjehem e lumtur dhe më vjen mirë që ky çmim iu nda profesorit Agim Çavderbasha. Ai nuk është vetëm profesor yni, por edhe i përmasave ndërkombëtare. Unë besoj se ato skulptura që gjenden në muze, do të ruhen dhe do të kenë kujdesin maksimal”, u shpreh ajo.