Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2020 i shkon Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2020 i shkon Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për përpjekjet e tij në luftën kundër urisë.
Nisma u krijua në vitin 1961 dhe sot siguron ushqim për mbi 90 milionë njerëz në vit.
Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez për Nobel, vuri në dukje ndikimin e pandemisë së coronavirusit në furnizimet globale të ushqimit, ndërsa ndau çmimin për këtë vit.
"Pandemia e coronavirusit ka rritur numrin e viktimave për shkak të urisë në botë”, u shpreh ajo.
"Siç ka deklaruar vetë organizata: deri në ditën kur zbulohet vaksina, ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit”, tha Reiss-Anderson.
Nga
Telegrafi
09/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































