Qytetarët e Kosovës tash e rreth dy vite janë prekur nga rritja e çmimeve, duke filluar nga gjërat ushqimore, veshmbathje e çdo shërbim tjetër.
Inflacion ka pasur në mallra dhe shërbime, e për këtë qytetarët janë shprehur mjaft të shqetësuar.
Për situatën e krijuar ka folur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.
Rafuna në intervistën e dhënë për Telegrafin, ka thënë se Kosova kishte importuar inflacionin, dhe se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ishte baza ku kishte filluar inflacioni.
“Lufta Ukrainë – Rusi ishte ai baza ku ka filluar të ketë një ngritje të inflacionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Për shkak të mungesës së gazit, rritjes së çmimit të bursat të energjisë elektrike, me pas rritja e çmimit të derivateve. Dhe këto ishin ato burimet kryesore që ndikuan edhe pasiguria e tregjeve mos të harrojnë”, thotë Rafuna.
Ndërkaq, Rafuna thotë se tani Bashkimi Evropian ka gjetur alternative të furnizimit me gaz.
“Në këtë periudhën kohore mes 2023 dhe 2024 në Bashkimin Evropian kanë gjetur alternativa të furnizimit me gaz me energji elektrike dhe tani nuk diskutohet mungesa as e gazit as energjisë elektrike, po bile nuk diskutohet as ngritja e çmimit të gazit apo të energjisë elektrike dhe sipas trendeve që sillen dhe të gjitha analizat që janë bërë ë tregun e Bashkimit Evropian në 2024 nuk parashihet që të ketë rritje të inflacionit dhe me mosrritjen e inflacionit do të ketë edhe ulje të normave të interesit”, ka potencuar ai.
Duke diskutuar për ketë temë, Rafuna thotë se “dihet që Banka Qendrore Evropiane, po edhe në vendet tjera, në tregun amerikan dhe në tregun aziatik normat e interesit janë rritur për ta frenuar inflacionin”.
“Tani me frenimin e inflacionit, d.m.th nuk ka arsye jo vetëm që normat e interesit të shkojnë lart, ose të rrinë në nivelin që janë, mirëpo duhet edhe të zbresim edhe trendet.
Rafuna beson se në vitin 2024 do të ketë rënie të inflacionit por edhe rënie të normave të interesit.
Kurse, sa i përket parave false që po qarkullojnë në treg, Rafuna thotë se ky problem ende nuk është eliminuar tërësisht.
Rafuna bëri thirrje që bizneset të marrin monedhat dy euro prej burimeve të sigurta,
“Na kemi bërë thirrje të gjitha bizneseve, dhe ju bëjë thirrje prapë të gjitha bizneseve, që dy euro që janë origjinale, ato ku shihet, ku munden me vërtetu. që të mos i refuzojnë, po t’i marrin. Inkurajoj bizneset që 2 euro t’i marrin prej burimeve të sigurta në fakt, d.m.th përmes kompanive ose përmes bankave të furnizohet me dy euro edhe inkurajoj sa më shumë bizneset që të përdorin edhe kartelet për pagesa”, theksoi ai.
Kryetari i Odës Ekonomike ritheksoi se monedhat dy euro janë valutë zyrtare dhe nuk mund të refuzohen.
Në intervistë, Rafuna ka folur edhe për ndikimin që do ta ketë liberalizimi i vizave në ekonominë kosovare si dhe për qarkullimin e parave false në treg./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos