Heqja e karriges është bërë rrugë si një shaka që të shkakton të qeshura vetëm kur e mendon.

Por, ndonjëherë kjo mund të rezultojë edhe fatale për personin që i bëhet loja, pasi mund të përplasë kokën keq duke i rrezikuar jetën.


Në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë nxënësit e një klasë ose me saktë disa prej tyre, kanë menduar t’i bëjnë një shaka shoqes që ishte ngritur në mësim.

Në momentin që mësuesja i thërret në emër dhe i kërkon të ulet, ata i kishin hequr karrigen dhe vajza ka përfunduar në tokë, por koka e saj ka prekur në bankë.

Ky veprim, në dukje një shaka mund t’i kishte shkaktuar probleme nxënëses, ndonëse një nga shokët e saj është shprehur se ajo nuk është lënduar, por është trembur. /JOQ/

Fotografia: ILUSTRIM