Çmend Dardan Berisha, 21 treshe radhazi pa e humbur asnjë gjuajtje (Video)

Dardan Berisha duket se me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më i mirë.
Basketbollisti i Juvecasertas i rikthyer në Kosovë pas përfundimit të sezonit në kohë të lirë po stërvitet në Pallatin e Rinisë, ku po bëhet gati për sezonin e ri.
Edhe pse ai nuk ka gjetur klub të ri, forma e tij është e pakontestueshme.
Në një video të publikuar prej vet tij ai shihet se si qëllon 21 herë sakt për tri pikë.
Ai e huqë gjuajtjen vetëm në tentimin e tij të 22-të.
Berisha ka qenë një nga figurat kryesore të Juvecasertas në Serie A të basketbollit itailan.
Berisha ka gjasë të vazhdoj sezonin e ardhshëm te Sigal Prishtina për shkak se i mungon vendlindja dhe e dashura, Florenta Islami. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































