Clooney dhe Hanks pro kontratës së re të SAG

Të premten, Clooney, Hanks dhe afër 500 aktorë të tjerë, kanë nënshkruar një deklaratë, me të cilën kërkojnë që 120.000 anëtarët e SAG-ut të votojnë pro kontratës së re, e cila besohet se ka më shumë leverdi për aktorët.
Që nga qershori i vitit të kaluar, SAG dhe studiot kryesore të Hollywoodit janë në bisedime për pagat e aktorëve, duke arritur kështu një marrëveshje në prill të këtij viti, mirëpo tani aktorët në krye me Clooneyn dhe Hanksin, kërkojnë marrëveshje të re, derisa rezultatet e votimeve priten të merren në qershor.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































