LAJMI I FUNDIT:

Ç’kuptim kanë dhe kur duhet të përdorni CC dhe BCC në email?

Ç’kuptim kanë dhe kur duhet të përdorni CC dhe BCC në email?

Disa nga termat që lidhen me postën elektronike – të cilës i referohemi si email – janë të huazuara nga koha kur komunikimet bëheshin me letra

Me siguri që i keni vënë re CC dhe BCC kur keni dashur të nisni një email. Çfarë kuptimi kanë?


CC i lejon përdoruesit që të dërgojë një email te dikush tjetër, përveç marrësit. Për shembull, le të themi se do t’i dërgoni një email një klienti të rëndësishëm. Në mënyrë që të vendosni në dijeni menaxherin që ai të jetë i informuar, vendosni adresën e tij të emailit në CC. Në këtë rast, menaxheri është në dijeni të komunikimit tuaj.

Po BBC? Ashtu si CC, BCC përdoret për t’i dërguar dikujt një kopje të emailit. Por, ndryshe nga CC, ka një ndryshim në mënyrën si funksionon BCC. Klienti mund ta shohë që menaxheri është në CC, ndërsa marrësit e emaileve në BCC mbeten privatë. Të gjitha adresat e emailit të vendosura në BCC mbeten private.

Kur të vendosni CC? Nga pikëpamja teknike, fusha CC funksionon saktësisht si fusha TO (fusha ku shkruhet adresa e marrësit) në email. Kjo do të thotë, nuk ka asnjë ndryshim nëse përfshini një adresë emaili në fushën TO ose në fushën CC – emaili u dërgohet marrësve dhe secili prej tyre mund të shohë adresën e emailit të tjetrit. Fusha TO është për marrësit e drejtpërdrejtë të emailit. Nga ana tjetër, fusha CC është për ata që po e marrin emailin për mirësjellje ose në mënyrë që të jenë në dijeni.

Në përgjithësi, nëse merrni një email ku përmendeni në fushën CC, nuk pritet asnjë veprim nga ju.

BCC është shumë ndryshe nga CC dhe në fakt ka një mori rastesh përdorimi. Për shembull, kur duhet t’i dërgoni një email një numri të madh marrësish, pa ndarë adresat e emailit të të gjithëve me njëri-tjetrin.