LAJMI I FUNDIT:

Çka po ndodh me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje?

Çka po ndodh me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje?

Dyshime edhe për të pakënaqur të tjerë brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur deputeti i përjashtuar nga ky grup, Haki Abazi. Sipas tij ata janë të guximshëm të kundërshtojnë proceset brenda kësaj partie do ta pësojnë përjashtimin. Në ndërkohë, në këtë parti ka deputet që e konsiderojnë normale përjashtimin pasi që deputeti ka mendime të kundërta me LVV-në.

Tashmë të dy kanë zënë vendin e tyre të ri në Kuvendin e Kosovës. Deputetit të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, iu bashkua tashmë edhe Haki Abazi i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga vet ai supozohet që nuk mund të jetë i vetmi i pakënaqur në këtë grup parlamentar, sipas tij ka edhe të tjerë.


“Nuk është Fatmir Humolli i vetëm, nuk është Haki Abazi i vetëm ka shumë të tjerë, disa janë paguxim e disa e lejojnë vetën të bëhen instrument i manipulimit siç ndodhi dje me z.Muzaqi”, ka thënë Abazi.

Kaq shumë i sigurt për të pakënaqur të tjerë nuk është deputeti tjetër i larguar, Fatmir Humolli.

“Nuk mundem me i diskutu në këtë drejtim. Ka mundësi që me lëvizë, ka mundësi mos me lëvizë”, ka thënë Humolli.

Mirëpo, Enver Dugolli, largimin e deputetëve që nuk i përkasin të njejtës linjë në mendim po e konsideron proces demokratik.

“Të gjitha mendimet e votimet i ka të kundërta me Lëvizjen Vetëvendosje prandaj është i natyrshëm edhe përjashtimi i tij”, ka thënë Dugolli.

Për këto pakënaqësi nëse është folur në mbledhjet e partisë, nuk dha detaje deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Nuk ka të bëjë me pakënaqësi sepse tu thuash të gjithë deputetëve që ka të bëjë me pakënaqësi nuk e besoj. E nëse janë diskutuar këto çështje në mbledhje tona, janë çështje të brendshme”, ka thënë ai.

Të martën shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është vendosur unanimisht për përjashtimin e Haki Abazit dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori