LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në emisionin “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në emisionin “7 Ditë me Panxhën”?

Në Klan Kosova, sonte prej orës 20:45 rikthehet “7 Ditë me Panxhën” me një emision kushtuar disa temave mjaft interesante.

Zgjedhjet Komunale u mbajtën javën e kaluar, por për të biseduar për ndikimin që këto zgjedhje kanë në zhvillimin ekonomik të vendit, në studio kemi bashkëbiseduar me profesorin Muhamet Mustafa.

Pjesa tjetër i kushtohet panaireve ndërkombëtare në të cilat po marrin pjesë shumë kompani kosovare, gjë kjo që pastaj po përkthehet më një rritje të eksportit drejt tregjeve më të mëdha.

E sot kur veçse ka filluar edicioni i radhës i festivalit të teknologjisë KosICT, në “7 Ditë me Panxhën” do të mund të ndiqni një storie rreth përgatitjeve për këtë festival.

Për këto e shumë të tjera, shihemi sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe në Youtube.