LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Episodi i radhës i “7 Ditë me Panxhën” i kushtohet plotësisht grave dhe fuqizimit të tyre ekonomik.

Emisionin fillon me një intervistë ekskluzive me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin më të cilën është bashkëbiseduar për fuqizimin ekonomik të grave, rolin e tyre në proceset vendimmarrëse, për sfidat që ajo ka kaluar si dhe për mesazhin që ka për vajzat e reja.

E me Vlora Tuzi Nushin, shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë, është bashkëbiseduar për sfidat, arritjet dhe problemet që gratë hasin në shoqërinë tonë, në aspektin ekonomik.

Kurse do të transmetohen edhe dy storie të tjera. Njëra për sfidat dhe sukseset e grave në biznes, e tjetra për zërin e tyre në zbatimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor.

Nuk mungojnë as prezantimi i të dhënave për fuqinë e gruas në ekonomi si dhe lajmet javore.

Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube, ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/