LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”

Temat e trajtuara në episodin e kësaj fundjave “7 Ditë me Panxhën” janë të ndryshme, por që si zakonisht ndërlidhen me zhvillimin.

Emisioni fillon me storien për kompanitë kosovare të cilat kanë drejtuar fokusin në investime solare më mënyrë që përfitohet pavarësi energjetike.


Në vazhdim, e ftuar në studio do të jetë Albina Berisha, e cila është menaxhere e projektit EYE.

Një storie po ashtu i kushtohet konferencës “Skills for Growth” që tregon se si ofruesit e trajnimit po riformësojnë industritë

Në fund dy storie të shkurtra trajtojnë premtimin e miliarderit Jeff Bezos, i cili deklaroi se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë për bamirësi, si dhe rënia e FTX e cila po dërgon valë tronditëse në botën e kriptove. /Telegrafi/